string(72) "a-vritet-pafajesia-e-leonora-jakupit-behet-film-me-titull-kenga-e-lirise"

TV/Film

Gazeta Express

21/05/2025 23:09

“A vritet pafajësia” e Leonora Jakupit bëhet film me titull “Kënga e Lirisë”

TV/Film

Gazeta Express

21/05/2025 23:09

Me ide të amerikanit – mikut të ngushtë të Kosovës – Benito Mares dhe me regji të regjisorit të njohur danez, Peter Anthony ka filluar iniciativa për projektin filmik “Liberty Song” që do të jetë një produkt i Ikonik Media Group – produksion kosovar

Projekti i jashtëzakonshëm filmik tashmë është në fazën e pre-production, derisa ideja e “Liberty Song” vjen nga kënga e famshme e vitit 1998, “A vritet pafajësia” nga Leonora Jakupi.

“A vritet pafajësia” ishte shndërruar në një hymn gjatë luftës në Kosovë, ku frymëzoi me mijëra shqiptarë që t’i bashkohen luftës në vitin 1998.

Por, filmi nuk do të këtë për përrallë vetëm këtë këngë.

Ai do të jetë një rrugëtim që do ta përfshijë jetën e këngëtares së njohur kosovare, Leonora Jakupi gjatë vitit 1998.

“Liberty Song” është një tregim për heroinën femër, ku si armë femra shqiptare gjatë vitit 1998 dhe 1999 kishte zërin e saj.

Në tregimin e këtij filmi do të përfshihen momente emocionale të Leonorës dhe kohës ku ajo si artiste dhe këngëtare u përballë me sfida të ndryshme, duke filluar me vrasjen e babait të saj e deri të momenti ikonik i lansimit të këngës “A vritet pafajësia” më 28 nëntor 1998.

Regjinë e filmit pritet ta marrë regjisori i njohur danez Peter Anthony, i cili në të kaluarën ka mahnitur me filmin “The Man Who Saved the World”, një projekt që bashkoi emra të mëdhenj të Hollywood-it si Kevin Costner, Robert De Niro, Matt Damon dhe Ashton Kutcher.

Por çfarë e bën këtë film kaq të veçantë?

Një narrativë ndryshe ku femra nuk është vetëm viktimë, por forcë, thirrje, dhe simbol heroizmi. Për këtë projekt është parashikuar një buxhet madhor, ndërsa këtë të diel, në ambientet e Hotel Swiss Diamond në Prishtinë – duke filluar nga ora 14:00 – do të mbahet një konferencë për ngritje fondesh ku biznesmenë vendorë janë të ftuar që të bëhen sponsorë e investitorë në realizimin e këtij filmi me përmasa globale.

Skenarin e filmit po e zhvillon Ardian Jasiqi ndërsa aktorë ndërkombëtarë pritet të jenë pjesë e kastit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, ky film mund të mos jetë thjesht një rrëfim i së shkuarës sonë – por një pretendent serioz për festivale ndërkombëtare dhe ndoshta, pse jo… edhe çmimin Oscar. /GazetaExpress/