string(59) "a-eshte-ky-momenti-kur-dafina-i-shpalle-lufte-elvana-gjates"

Yjet

Gazeta Express

19/05/2025 22:51

A është ky momenti kur Dafina i shpallë “luftë” Elvana Gjatës

Yjet

Gazeta Express

19/05/2025 22:51

Elvana Gjata ka promovuar para disa dite një këngë të re me titull “Lumja Toka”

Por, ajo që bie në sy në këtë këngë është se këngëtarja ka pasur të veshur veshje me motive tradicionale shqiptare.

E derisa Elvana është duke shijuar sukseset e këngës së re, këngëtarja Dafina Zeqiri ia ka kthyer me një postim në Instagram.

Ajo ka postuar një skenë të këngës së saj “Million”, ku shfaqet me veshje tradicionale e të cilat kanë pothuajse një ngjashmëri me veshjet që Elvana ka përdorë në klipin e ri.

Me këtë Dafina duket qartë që nuk është se e ka mirë me Elvanën pasi që Dafina edhe më parë kishte pasur kritika për kolegët e saj kur në vitin 2022 kishte thënë “pandemi tallavaje” për performancat live të estradës.

Por, Elvana i ishte kundërpërgjigjur asaj kur kishte shkruar  “Mos u bë xheloze” me një foto ku ajo këndonte në Sunny Hill.

Dafina është e njohur për “beef”-at e saj në estradë.

Fillimisht ajo kishte bërë një “beef” me Tunën, mandej me Taynan dhe së fundmi ka filluar edhe me Elvanën. /GazetaExpress/