string(56) "kaba-akuzon-sulejmanin-per-arrestimin-e-dy-djemve-te-tij"

Maqedoni

Gazeta Express

19/05/2025 13:18

Kaba akuzon Sulejmanin për arrestimin e dy djemve të tij

Maqedoni

Gazeta Express

19/05/2025 13:18

Zv.drejtori i Doganave të Maqedonisë nga radhët e ASH-së së Taravarit, Garip Kaba, në rrjetet sociale akuzon deputetin Salim Sulejmani pasi thotë se policia ka arrestuar dy djemtë e tij, pas akuzave për kërcënime ndaj tij.

“Sonte sapo u informova se policia ka arrestuar djalin tim, Landin, dhe djalin tjetër, Bardhokun, mbi bazën e një shpifjeje për gjoja kërcënim ndaj ish-deputetit dhe “ambasadorit të ardhshëm” Salim Sulejmanit. Asnjëherë nuk e kam menduar se me shpifje dhe shantazhe do të përpiqen të na ushtrojnë presione të tilla”, ka shkruar Kaba.

Ai thotë se qëllimi i vërtetë i këtij arrestimi është heshtja e zërave kritikë ndaj qeverisë aktuale.