string(89) "sokoli-mund-tua-qellojme-99-te-rezultateve-te-ndeshjeve-te-xhiros-se-fundit-te-superliges"

Futboll

Gazeta Express

19/05/2025 13:19

Sokoli: Mund t’ua qëllojmë 99% të rezultateve të ndeshjeve të xhiros së fundit të Superligës

Futboll

Gazeta Express

19/05/2025 13:19

Emisioni sportiv “Favorit” mbrëmë një pjesë të madhe ia kushtoi Superligës së Kosovës, e cila po bëhet mjaft interesante kur ka ardhur fundi i saj.

Gjithçka ka mbetur e hapur sa i përket ekipit që do të shkojë në Evropë si i treti, por edhe për ekipin që do të bie nga liga dhe ai që do të përfundojë në barazh, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Bylbyl Sokoli, panelist në “Favorit” tha se është e lehtë t’i qëllosh rezultatet e xhiros së fundit të Superligës, e cila do të luhet në fundjavën që vjen.

“Mund t’ia qëllojmë 99% të rezultateve të ndeshjeve të xhiros së fundit të Superligës”, u shpreh Profa derisa i përmendi më pas një nga një mundësitë e ekipeve për të fituar në xhiron e 36-të të kampionatit. /Gazeta Express

VIDEO: