Gjatë fundjavës që shkoi në Potsdam të Gjermanisë u zhvillua gala e shtatë ndërkombëtare e boksit profesionist të Kuc Boxing Promotion, e cila u transmetua drejtpërdrejt në BILD+.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte për Kampionatin Gjerman të Peshave të Ulëta (BDB) – një titull historia e të cilit daton që nga viti 1921.
Cakiqi konsiderohet një talent i madh nga Berlini dhe trajnohet nga askush tjetër përveç trajnerit yll Georg Bramowski.
Ai së fundmi nënshkroi një kontratë me Almin Kuc dhe debutoi nën promovimin e tij – që ishte edhe ngjarja kryesore
Pritjet për talentin e ri ishin përkatësisht të larta: Ai jo vetëm që duhej të fitonte, por edhe të bindte.
Ai kishte fjalë lavdëruese nga shumë figura të mëdha të skenës së boksit që ishin mbledhur në MBS Arena – përfshirë Ulli Wegner, Arthur Abraham, Jürgen Brwhmer, Karo Murat, Michel Trabant dhe boksierin kubanes të klasit botëror Osleys Iglesias.
Kështu, Cakiqi luftoi 10 runde me boksierin gjerman Justin Schmager ku edhe kishte rrëzuar 3 herë në dysheme, por befasisht kundërshtari edhe pse pranonte drushta të fortë sërish u qonte dhe vazhdonte luftën.
Kjo përballje ishte e ndjekur shumë edhe nga fansat e dyja palëve që në fund fansat shqiptar shpalosën edhe flamurin shqiptar dhe duke këndua kënga shqipe.
Kjo fitore e madhe, djaloshin me prejardhje nga Podujeva e ngjet në top 40 e botës, por ndërkohë që dëshmoi edhe njëherë se sukseset e tija nuk janë të rastësishme pasi për të ardhur për 3 vite karrierë në këtë rank botëror duhet shumë punë dhe lufta me kundërshtar të fortë që ai gjithnjë i ka pasur në ndërtimin e tij.
Cakiqi ndërmjetësimin e ndeshjeve gjithmonë e ka pasur edhe me matchmakerin Avdyl Salihu që e falënderon.
Ndërkohë në fund ai ka falënderuar edhe familjen për mbështetjen e madhe si dhe promotorin e ri – Almin Kuc për mundësitë që po I japin.
“Një falënderim i madh për Almin Kuc. Ky është fillimi i një historie shumë të gjatë. Do të fitojmë shumë tituj të tjerë. Do të vazhdojmë të stërvitemi, nuk do të ndalemi kurrë!”.
Meçin e radhës, Cakiqi do ta ketë më 14 qershor të këtij viti në Berlin ku shumë shpejt do të publikohet edhe kundërshtari.