Vrasja në Shtip/ LSDM: Vrasjet janë bërë përditshmëri
Maqedoni
Gazeta Express
09/05/2025 15:11
Pas vrasjes së mbrëmshme në Shtip, nga LSDM-ja thonë se siguria në vend është tërësisht e cënuar dhe se vrasjet janë bërë përditshmëri, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nuk ka kontroll ndaj situatës.
Opozita maqedonase thekson së pothuajse çdo javë ndodhin vrasje dhe kjo para syve të qytetarëve. Vetëm në 10 muajt e fundit, në Shkup ka pasur disa vrasje, të Mavrovasja, në Bit Pazar, Çair, Shuto Orizarë, si dhe është rritur dukshëm numri i vjedhjeve. Njerëzit kanë frikë për sigurinë e tyre kur dalin në kafene apo ristorante, thonë nga LSDM.