string(103) "propozimi-per-qeveri-te-tranzicionit-abdixhiku-jam-i-gatshem-te-takohem-me-partite-e-ftoj-edhe-z-kurtin"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 14:54

Propozimi për Qeveri të tranzicionit, Abdixhiku: Jam i gatshëm të takohem me partitë, e ftoj edhe z.Kurtin

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 14:54

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ  me të gjitha partitë politike shqiptare me qëllim formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e qeverisë nacionale të tranzicionet, një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri”.

Ai tha se për këtë nismë është i gatshëm të takohet me të gjithë liderët partiakë shqiptarë, përfshirë edhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Për këtë si kryetar i LDK-së jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë politike shqiptare, të ndihmoj në këtë proces dhe e ftoj edhe zotëri Kurtin siç i ftoj edhe liderët politikë, të cilët i kam njoftuar tashmë për këtë iniciativë kurdo që ata e shohin të arsyeshme”./Express/