string(54) "shfaqja-e-filmit-vajza-e-rrenojave-gjermania-viti-zero"

Arte

Gazeta Express

05/05/2025 14:21

Shfaqja e filmit “Vajza e rrënojave: Gjermania Viti Zero”

Arte

Gazeta Express

05/05/2025 14:21

Më 8 maj nga ora 18:30 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë shfaqet filmi ‘Vajza e rrënojave: Gjermania Viti Zero’ të regjisorit Oliver Kracht.

Për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së dytë botërore në Evropë, ambasada Gjermane në Kosovë, në bashkëpunim me Europe House Kosovo dhe Goethe-Zentrum, organizon një shfaqje të veçantë të filmit “Vajza e rrënojave: Gjermania Viti Zero”.​

Ky film i fuqishëm trajton rolin dhe qëndrueshmërinë e grave në Gjermaninë e pas luftës, duke eksploruar perspektiva historike dhe gjinore gjatë një periudhe vendimtare të rindërtimit.​