Ekipi i Kosovës në CS2, i përbërë nga 4 yje të padiskutueshëm të Bad News Eagles, të cilët kanë shkruar histori në skenën ndërkombëtare, dhe një nga talentët më të mëdhenj në botë, anëtar aktual i gjigantit NAVI Jr, është gati të përfaqësojë Kosovën në një nga skenat më të mëdha të Esports.
Duke filluar nga datat 9-13 korrik, këta pesë lojtarë do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare në Esports.
Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinopssyy” Budeci
Genc “gxx” Kolgeci
Sener “SENER1” Mahmuti
Drin “Makazze” Shaqiri
Ky formacion është pritur me ngazëllim nga komuniteti i fansave të CS2 në Kosovë dhe shpresat për rezultate pozitive janë tejet të mëdha.
Kujtojmë se Kosova edhe më parë ka marrë pjesë në gara të CS2, thënë më saktë në një Kampionat Botëror të CS2 që është mbajtur në Riad të Arabisë Saudite.
Atë kohë formacioni që ka përfaqësuar shtetin tonë ka qenë i përbërë nga pesëshja Arbnor “Dementor” Pacolli, Bledar “BledarD” Dula, Ensar “Caleyy” Ersuzi, Butrint “HYPER1” Gashi dhe Arlind “debO” Sadiku.