Klubi italian, Como, i sapo promovuar në Serie A këtë edicion, ka bërë një urim të veçantë në rrjete sociale.
Pjesë e këtij klubi është edhe mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili u transferua aty nga Torino.
Vojvoda u transferua te Como në muajin janar, pas disa vitesh te Torino.
Pasi mbrojtësi është pjesë e skuadrës, Como e ka uruar në rrjetin social “X”, pas suksesit me kombëtaren e Kosovës.
“Urime Mërgim Vojvodës dhe Kosovës për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve”, shkruan Como.
Kosova arriti të kalojë në Ligën B, pasi triumfoi në play-off ndaj Islandës, me shifrat prej 5-2.
Ndeshjen e parë, Kosova e fitoi 2-1 në Prishtinë, derisa të dytën në Spanjë e fitoi me shifrat prej 3-1./GazetaExpress/
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...