Haxhiu për Vehbi Miftarin: S’është shkarkuar, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025 - Gazeta Express
string(95) "haxhiu-per-vehbi-miftarin-seshte-shkarkuar-procedura-per-lirimin-e-tij-ka-filluar-ne-vitin-2025"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 16:29

Haxhiu për Vehbi Miftarin: S’është shkarkuar, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 16:29

Vehbi Miftari ka konfirmuar se është liruar nga detyra e shefit të Misionit të Kosovës në Vatikan, duke bërë të ditur se ka pranuar dekretin përkatës nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Për këtë është deklaruar vetë Haxhiu. Kjo e fundit ka thënë se procedura për lirimin e Miftarit ka filluar vitin e kaluar.

‘’Unë nuk do ta quaja shkarkim. Çdo kthim nga misioni diplomatik nuk është shkarkim. Në diplomaci ka emërime, ka kthime, ka rotacion, dhe ka nevojë që shërbimi i jashtëm të funksionojë sipas ligjit, dhe nevojave të shtetit. Pra sa i përket Miftari, procedura për lirimin e tij, ka filluar në vitin 2025. Unë kam trashëguar një numër të madh lëndësh’’, ka thënë ajo mes tjerash, /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement