string(66) "grand-prix-i-linz-distria-krasniqi-e-meson-kundershtaren-ne-finale"

Sport

Gazeta Express

07/03/2025 14:35

Grand Prix i Linz: Distria Krasniqi e mëson kundërshtaren në finale

Sport

Gazeta Express

07/03/2025 14:35

Distria Krasniqi ka arritur ta sigurojë finalen në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.

Në gjysmëfinale, Distria mposhti hungarezen, Reka Pupp, shkruan Gazeta Express.

Paraprakisht, ajo eliminoi serben Nikolina Nisavic dhe amerikanen Jenna Schurr.

E tashmë Distria e ka mësuar edhe kundërshtaren që do ta ketë në luftë për medaljen e artë.

Do të jetë xhudistja nga Japonia, Iroha Oi ajo që do ta sfidojë kampionen olimpike për titull.