Arbnor Morina përzgjedh futbollistët e Kosovës U17 për ndeshjet e marsit - Gazeta Express
string(72) "arbnor-morina-perzgjedh-futbollistet-e-kosoves-u17-per-ndeshjet-e-marsit"

Sport

Gazeta Express

01/03/2025 12:34

Arbnor Morina përzgjedh futbollistët e Kosovës U17 për ndeshjet e marsit

Sport

Gazeta Express

01/03/2025 12:34

Selektori i kombëtares së Kosovës, Arbnor Morina ka përzgjedhur listën për ndeshjet e muajit mars.

Kosova U17 do të luajë tri ndeshje gjatë këtij muaji, më tri ndeshjet që do të luhen në Qipro, njofton FFK-ja, transmeton “Gazeta Express”.

“Dardanët” e rinj janë në një grup me Qipron, Moldavinë e Andorrën.

Ndeshjen e parë, Kosova U17 do ta luajë me Andorrën më 7 mars, derisa pas tri ditëve do të luajë me Moldavinë.

Më 13 mars, Kosova U17 e drejtuar nga Arbnor Morina e përmbyll këtë pjesë të raundit të dytë kualifikues për kampionatin europian me ndeshjen ndaj Qipros.

Lista e plotë: