Lis Dushi ishte protagonist tek ekipi i të rinjve të Flamurtarit në sezonin që përfundoi muajin e kaluar.
Sulmuesi i ri e kaloi një edicion të jashtëzakonshëm, duke qenë i pandalshëm për mbrojtjet kundërshtare dhe mjaft i efektshëm para portës.
Në 14 ndeshje sa i zhvilloi, futbollisti gjakovar i realizoi 12 gola dhe i bëri 4 asistime me Kuqezinjtë kryeqytetas, shkruan “Gazeta Express”.
Dushi ishte lojtari kyç i Flamurtarit dhe falë kontributit të tij të jashtëzakonshëm, ky ekip arriti të inkuadrohet në Superligën e juniorëve – U-19.
Gjithashtu, sulmuesi me perspektivë ishte pjesë e ekipit senior të Flamurtarit, me të cilin ushtroi dhe u grumbullua në sezonin paraprak, ndonëse nuk e pati rastin dhe mundësinë t’i tregonte vlerat e tij aty.
Tash, Dushi është lojtar i lirë dhe shpejt mund të bëhet me ekip të ri.
Ai i synon majat në futbollin kosovar, por edhe në Evropë më pas. /Gazeta Express