Bonucci bëhet viral me një ndërhyrje “brutale” ndaj një futbollisteje në ndeshje bamirësie - Gazeta Express
string(88) "bonucci-behet-viral-me-nje-nderhyrje-brutale-ndaj-nje-futbollisteje-ne-ndeshje-bamiresie"

Futboll

Gazeta Express

16/06/2025 12:12

Bonucci bëhet viral me një ndërhyrje “brutale” ndaj një futbollisteje në ndeshje bamirësie

Futboll

Gazeta Express

16/06/2025 12:12

Ish-futbollisti italian, Leonardo Bonucci harroi për një moment se po e zhvillonte një ndeshje bamirësie.

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe i Milanit u bë viral pas një ndërhyrjeje “brutale” që e bëri ndaj një… futbollisteje.

Në fakt, kapitenia e Anglisë, Steph Houghton po shkonte drejt topit kur ish-përfaqësuesi italian ndërhyri ashpër në të duke i çuditur të gjithë të pranishmit në stadiumin “Old Trafford” në Manchester, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Me topin që po hynte në zonë, Bonucci dhe Houghton po shkonin drejt tij, por Bonucci shkoi “zhag” dhe e fitoi topin, derisa më pas u përplas me futbollisten, e cila përfundoi e shtrirë në tokë.

Të gjithë mbetën të habitur me veprimin e ish-futbollistit duke e pasur parasysh se ishte një ndeshje bamirësie dhe që përballë e kishte një futbolliste grua.

Disa komentues e përgëzuan Bonuccin për këtë ndërhyrje, e të tjerë ishin kritikues duke i pasur parasysh arsyet e sipërpërmendura. /Gazeta Express