Rrahman Rama-qytetarëve: Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, as kësaj here nuk do t’ju zhgënjej! - Gazeta Express
string(90) "rrahman-rama-qytetareve-sic-nuk-ka-ndodhur-kurre-me-pare-as-kesaj-here-nuk-do-tju-zhgenjej"

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/02/2025 22:03

Rrahman Rama-qytetarëve: Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, as kësaj here nuk do t’ju zhgënjej!

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/02/2025 22:03

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, ka falënderuar të gjithë qytetarët me të cilët ka zhvilluar takime gjatë ditëve të fushatës zgjedhore.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë: Jam shumë i nderuar me mbështetjen tuaj në këtë muaj kaq intensiv të fushatës, por edhe gjatë muajve të kaluar ku pata rastin të takohesha me mijëra prej jush. Është nder i madh për mua që më hapët dyert kudo, duke më ofruar përkrahje të jashtëzakonshme. Jam thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë juve që ndatë kohën tuaj të çmuar për t’u takuar dhe biseduar. Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, as kësaj here nuk do t’ju zhgënjej!