Kurti bën propagandë kundër mediave në tubim në Mitrovicë, flet "për 1 milion lajme të rreme" - Gazeta Express
string(90) "kurti-ben-propagande-kunder-mediave-ne-tubim-ne-mitrovice-flet-per-1-milion-lajme-te-rreme"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2025 18:54

Kurti bën propagandë kundër mediave në tubim në Mitrovicë, flet “për 1 milion lajme të rreme”

Lajme

Gazeta Express

01/02/2025 18:54

Kryeministri Albin Kurti, pavarësisht kritikave e thirrjeve, nuk po reflekton aspak në qasjen e tij ndaj mediave të vendit duke vazhduar kështu me sulmet, ofendimet e linçimet e zakonshme që ai i bën ndaj tyre, shkruan Gazeta Express.

Madje, i pari i ekzekutivit të tanishëm sonte ka shkuar edhe më tej se përveç sulmeve, duke propaganduar kështu ndaj mediave, e duke aluduar se këto të fundit krijojnë lajme të rreme për ta mposhtur të vërtetën.

“Nuk ka britmë a piskamë nëpër studio televizive e as germë nëpër portale që mund ta mohojë e shtrembëroj realitetin e ri të Mitrovicës që është realizuar duke iu falënderuar qëndresës tuaj dhe qeverisë tonë. Një milion lajme të rreme nuk mund ta mposhtin të vërtetën, e vërteta ekziston në popull”, ka thënë ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement