Rrënohen 23 garazhe afër qendrës së paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, Trepça: Pronë e jona e uzurpuar kundërligjshëm - Gazeta Express
string(117) "rrenohen-23-garazhe-afer-qendres-se-paraburgimit-ne-mitrovicen-e-veriut-trepca-prone-e-jona-e-uzurpuar-kunderligjshem"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 8:56

Rrënohen 23 garazhe afër qendrës së paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, Trepça: Pronë e jona e uzurpuar kundërligjshëm

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 8:56

Shoqëria aksionare Trepça ka njoftuar se ka nisur aksionin për lirimin e pronave, përfshirë rrënimin e të gjitha objekteve dhe garazheve të ndërtuara pa bazë ligjore, në një parcelë në Mitrovicë të Veriut, afër qendrës së paraburgimit.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se vendimi erdhi pas skadimit të afatit të dhënë dhe mosrespektimit të njoftimit që ishte dhënë që në shkurt.

“Në bazë të verifikimeve në terren, kjo zonë përfshin mbi 20 garazhe dhe objekte të vendosura përgjatë rrugës, të cilat janë në pronësi të Trepça Sh.A. dhe janë uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme. Ky veprim ndërmerret pas dhënies së afatit 48-orësh për lirimin vullnetar të hapësirës, si dhe pas paralajmërimit paraprak, me të cilin palëve u është ofruar mundësia për paraqitjen e marrëveshjeve eventuale për shqyrtim” thuhet në njoftim të Trepçës.

Bëhet e ditur se aksioni për lirimin e pronës po realizohet me mbështetje institucionale dhe do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të pronës në menaxhim të Trepça Sh.A.

Advertisement
Advertisement
Advertisement