Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë ditës në një status në profilin e tij në Facebook, tha ndër të tjera se ekspertët e LDK-së pasi ndryshojnë shifrat, “publikojnë versionin e përditësuar”, kështu u shpreh ai referuar premtimit të Abdixhikut për ndërtimin e stadiumit në Gjakovë.
Sipas Muratit, stadiumi aktual në Gjakovë ka më shumë ulëse sesa stadiumi i ri i premtuar nga kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Reagimi i tij i plotë:
Lumiri paska premtu stadium me 7,000 ulëse në Gjakovë, a knej stadiumi me 14,500 ulëse veç është duke u finalizu. 🤦♂️
Nejse, nuk është ndonjë problem i madh, se tash i mbledh ekspertat e partisë dhe vendosin me ndryshu shifrën, e pastaj e publikojnë versionin e përditësuar.