Bedri Hamza: 50% u rriten pensionet familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së - Gazeta Express
string(93) "bedri-hamza-50-u-rriten-pensionet-familjeve-te-deshmoreve-invalideve-dhe-veteraneve-te-uck-se"

Zgjedhjet

Gazeta Express

17/01/2025 17:00

Bedri Hamza: 50% u rriten pensionet familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së

Zgjedhjet

Gazeta Express

17/01/2025 17:00

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se për familjet që kanë dhënë heronj, dëshmorë e martirë, për ata që kanë humbur gjymtyrë dhe plagët ende i kanë të hapura, do u rriten të ardhurat.

“Për të gjitha këto kategori, duke përfshirë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, pensionet do të rriten për 50 %”, thotë Hamza.

Në postimin e tij, Hamza ka thënë se veteranët nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin mes pagës dhe pensionit, sepse do t’u mundësohet ta mbajnë vendin e punës dhe në të njëjtën kohë ta gëzojnë pensionin e merituar.

“Atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë do t’u ofrohen mundësi më të mira dhe të ardhura më të larta. Përkrahja për të gjitha kategoritë e luftës do të rritet për 50%. Po ashtu, veteranët nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin mes pagës dhe pensionit, sepse do t’u mundësohet ta mbajnë vendin e punës dhe në të njëjtën kohë ta gëzojnë pensionin e merituar”, ka shkruar Hamza.