Artan Behrami i ftuar special në vendlindjen e Thaçit - Gazeta Express
string(53) "artan-behrami-i-ftuar-special-ne-vendlindjen-e-thacit"

Zgjedhjet

Gazeta Express

16/01/2025 9:05

Artan Behrami i ftuar special në vendlindjen e Thaçit

Zgjedhjet

Gazeta Express

16/01/2025 9:05

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan
Behrami ka qenë mbrëmë i ftuar special nga vendasit e presidentit Thaçi në Burojë të Drenicës.

Në këtë ngjarje ku kanë marrë pjesë kandidatët për deputet nga rajoni i Drenicës ishte i pranishëm ishte edhe ish-këshilltari i Thaçit Behrami, i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës.

Në një postim në Facebook, Behrami ka shkruar për takimin emocional me vendasit e Presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Drenicës!

“Thellësisht i nderuar me ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë! Buroja nuk është vetëm vendlindja e Hashim Thaçit, por është edhe vatër e UÇK-së dhe vendlindja e pavarësisë së Kosovës! Ajo së shpejti do të shndërrohet edhe në vendlindjen e fitores së PDK-së dhe të kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë”, ka shkruar Behrami.

Në fund të postimit
Behrami ka rikthyer pyetjen dhe përgjigjen e famshme të Presidentit Thaçi, “Edhe? Dihet!”.

Ky është postimi i plotë i Behramit, i cili mban numrin 75 në listën e PDK-së: