Usyk – Fury, sy më sy për mbi 10 minuta - Gazeta Express
string(36) "usyk-fury-sy-me-sy-per-mbi-10-minuta"

Boks

Gazeta Express

19/12/2024 21:47

Usyk – Fury, sy më sy për mbi 10 minuta

Boks

Gazeta Express

19/12/2024 21:47

Data e madhe e 21 dhjetorit po vjen dhe të gjithë dashamirët e boksit mezi po e presin përballjen e dytë mes gjigantëve të boksit profesionist, Oleksandr Usyk e Tyson Fury.

Dy boksierët më të mirë në botë për peshat e rënda u përballën sy më sy njëri me tjetrin për më shumë se 10 minuta, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë, shkruan “Gazeta Express”.

Boksieri ukrainas synon t’i mbrojë titujt e botës, WBA, WBO e IBF në boksin profesionist në meçin e së shtunës mbrëma, i cili do të zhvillohet në Riyad të Arabisë Saudite.

Kurse, 36 vjeçari britanik e ka kërkuar revanshin dhe këtë radhë beson fuqishëm në fitore dhe në rrëmbimin e krejt brezave të artë.

Sonte, Fury, si zakonisht ishte i zhurmshëm, kurse Usyk u shfaq i qetë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement