Kupa e Kosovës vazhdon sonte me dy ndeshje të tjera - Gazeta Express
string(51) "kupa-e-kosoves-vazhdon-sonte-me-dy-ndeshje-te-tjera"

Basketboll

Gazeta Express

05/12/2024 8:20

Kupa e Kosovës vazhdon sonte me dy ndeshje të tjera

Basketboll

Gazeta Express

05/12/2024 8:20

Kupa e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera të fazës çerekfinale.

Mbrëmë, Peja e mposhti Sigal Prishtinën dhe Vëllaznimi e befasoi Golden Eagle Yllin.

Kurse, tash na presin dy takime të tjera të kësaj faze, shkruan “Gazeta Express”.

Sonte do të përballen Proton Cable Prizreni me Trepçën, si dhe Bora me Bashkimin.

Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 19:00.

E në javën e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit, ku do të përcaktohet se kush do të kalojë në gjysmëfinale.

Në këtë edicion të kësaj gare, edhe gjysmëfinalet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa finalja zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

KUPA E KOSOVËS (ÇEREKFINALET)

E enjte

19:00 Proton Cable Prizreni – Trepça

19:00 Bora – Bashkimi

Advertisement
Advertisement
Advertisement