Gjesti skandaloz i referit malazez ndaj trajnerit kosovar, e godet me trofe në fytyrë - Gazeta Express
string(49) "gjesti-skandaloz-i-referit-ndaj-trajnerit-kosovar"

Sport

Gazeta Express

24/11/2024 9:31

Gjesti skandaloz i referit malazez ndaj trajnerit kosovar, e godet me trofe në fytyrë

Sport

Gazeta Express

24/11/2024 9:31

Një skandal i madh kishte ndodhur në turneun e kikboksit, i mbajtur në Cetinjë të Malit të Zi më 13 nëntor.

Referi në ring, Fegja Trbonja e goditi me trofe në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti. 

Në një video, që është publikuar në uebfaqen e televizionit shtetëror të Malit të Zi, “RTCG.me”, shihet se si trajneri i kikboksierit 16-vjeçar nga Kosova proteston pasi u shpall fitues trajner kikboksieri nga Mali i Zi, Luka Heber.

Trajneri kosovar, futet në ring dhe shpreh pakënaqësinë duke bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.

Më pas referi në ring Trbonja ndërhyri duke i thënë trajnerit kosovar të largohej.

Por Trbonja e eskaloi situatën, duke e goditur trajnerin kosovar me trofe në fytyrë. 

Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij.

Dëgjoheshin fyerje edhe nga publiku vazhdimisht. 

“Skandal në ngjarjen e kikboksit në Cetinjë, referi godet trajnerin me trofe në fytyrë”, shkruan “RTCG.me”. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement