string(64) "zyrtare-kosova-e-humb-ndeshjen-me-rumanine-me-rezultat-zyrtar-30"

Futboll

Gazeta Express

20/11/2024 15:01

ZYRTARE: Kosova e humb ndeshjen me Rumaninë me rezultat zyrtar 3:0

Futboll

Gazeta Express

20/11/2024 15:01

UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar, 3:0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj, shkruan “Gazeta Express”.

Institucioni më i lartë i futbollit evropian e pa fajtore palën kosovare për tërheqje nga loja në minutat shtesë dhe për mosbindje të urdhrit të referit për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Gjithashtu, dy Kombëtaret u gjobitën për ato që ndodhën të premten mbrëma në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.

UEFA vendosi ta gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6,000 euro për sjellje të pahijshme të ekipit kombëtar.

Federata Rumune e Futbollit mori gjoba të shumta, respektivisht 128 mijë euro (thirrje ksenofobike ndaj Hungarisë, mos-respektim i himnit, mesazhe politike, llazer dhe bllokim i shkallëve të sigurisë) dhe u dënua me 1 ndeshje pa praninë e shikuesve si vendëse.

Gjithçka eskaloi në minutat shtesë të ndeshjes kur pas një zënke mes futbollistëve të të dyja ekipeve, nisën thirrjet raciste nga ana e tifozëve rumunë ndaj futbollistëve të Kosovës, me ç’rast këta të fundit u larguan nga fusha dhe nuk pranuan të ktheheshin më, ndërsa gjyqtari i dha fund ndeshjen me vetëm rumunët në fushën e blertë.

FFK-ja tash do ta ketë mundësinë të ankohet në CAS në Lozanë ndaj këtij vendimi.

Pas vendimit të UEFA-s, Kosova do të përfundojë e dyta në tabelën e Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve me 12 pikë, prej tyre 4 fitore e 2 humbje, ndërsa të premten do ta mësojë emrin e kundërshtarit të fazës së “play-offit”. /Gazeta Express/

aaaaa