Kosova zbret nesër në parket, kërkon fitore në Zvicër - Gazeta Express
string(52) "kosova-zbret-neser-ne-parket-kerkon-fitore-ne-zvicer"

Basketboll

Gazeta Express

20/11/2024 14:34

Kosova zbret nesër në parket, kërkon fitore në Zvicër

Basketboll

Gazeta Express

20/11/2024 14:34

Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Dardanët në udhëtim do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën.

Takimi i parë zhvillohet më 21 nëntor në Bern, kurse i dyti më 24 nëntor në Dublin.

Ndeshjet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Lider i grupit është Zvicra me dy fitore, kurse Azerbajxhani dhe Kosova kanë nga një fitore e një humbje, derisa Irlanda e fundit me dy humbje.

Të enjten do të ndeshen Zvicra me Kosovën dhe Irlanda me Azerbajxhanin, ndërsa të dielën Irlanda-Kosova dhe Azerbajxhani-Zvicra.

Dy ndeshjet e fundit për Dardanët do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm si vendas, ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement