Më 9 Nëntor, eksperti i AI, Dr. Steffen Schmidt, do të mbajë punëtorinë me titull “AI as a Creative Partner — Bridging Consumer Insights and Brand Management” në hapësirat e Tech Park.
Përmes kësaj punëtorie, ai do të shqyrtojë se si inteligjenca artificiale mund të transformojë njohuritë e konsumatorëve për një komunikim më efektiv të markës. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të përdorin kreativitetin e drejtuar nga AI për të përmirësuar menaxhimin e markës, për të kuptuar sjelljen e konsumatorëve dhe për të krijuar pika kontakti që ndikojnë në perceptimin e markës.
Dr. Schmidt, bashkëthemelues dhe drejtor i ‘Concept m AI’, është një ekspert i neuroekonomisë që kombinon njohuritë psikologjike të konsumatorëve me inteligjencën artificiale për të arritur rezultate më të mira në marketing.
Dr. Schmidt ka qenë folës kryesor në edicionin e dytë me temën “Unleash the Marketing Potential with Augmented Mind Mining” dhe në edicionin e tretë, përveç si folës kryesor, ai mbajti një punëtori të suksesshme mbi “Pushing your Marketing Effectiveness with AI to the Next Level.”
Kjo punëtori do të mbahet më 9 Nëntor në hapësirat e Tech Park.