Dy super derbi sot në basketboll - Gazeta Express
string(32) "dy-super-derbi-sot-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

19/10/2024 9:30

Dy super derbi sot në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

19/10/2024 9:30

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës, shkruan Gazeta Express.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë fitoren, në një atmosferë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në “Minatori”.

Mitrovicasit kanë tri fitore e dy humbje, derisa pejanët dy fitore e tri humbje.

Sfidë shumë interesante pritet të shtunën në mbrëmje ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje.

Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.

Advertisement
Advertisement
Advertisement