Bora shënoi mbrëmë fitoren e parë historike në Superligë - Gazeta Express
string(56) "bora-shenoi-mbreme-fitoren-e-pare-historike-ne-superlige"

Basketboll

Gazeta Express

13/10/2024 9:37

Bora shënoi mbrëmë fitoren e parë historike në Superligë

Basketboll

Gazeta Express

13/10/2024 9:37

Bora shënoi fitoren e parë në histori të elitës së basketbollit. Prishtinasit në javën e pestë të Superligës fituan ndaj Vëllaznimit me rezultat 86:61 (27:7, 17:22, 17:14, 25:18).

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë të motivuar dhe kishin një seri fantastike 14:0, duke fituar çerekun e parë me 20 pikë dallim, 27:7. Mysafirët në periudhën e dytë ngushtuan epërsinë në 31:25, por vendasit sërish u shkëputën për të shkuar në pushim me rezultat 44:29.

Perioda e tretë ishte më e baraspeshuar, derisa në çerekun e fundit, shkëlqeu Rrezart Memedi me 14 pikë radhazi, me Borën që u shkëput dhe triumfoi në fund 86:61.

Te Bora u dalluan Alex Aveion Lomax me 15 pikë e 16 kërcime dhe Jetmir Zeqiri me 12 pikë, 11 kërcime, 8 asistime, kurse Memedi e përfundoi ndeshjen me 15 pikë, ndërsa te Vëllaznimi më i miri ishte Jason Jitoboh me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Bora ka një fitore e katër humbje, ndërsa Vëllaznimi dy fitore e tri humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement