Juventusit s’i ndalen problemet me lëndime - Gazeta Express
string(41) "juventusit-si-ndalen-problemet-me-lendime"

Sport

Gazeta Express

10/10/2024 18:15

Juventusit s’i ndalen problemet me lëndime

Sport

Gazeta Express

10/10/2024 18:15

Juventusit nuk po i ndalen telashet me lëndime të futbollistëve. 

Të enjten, Juventusi konfirmoi edhe lëndimin e mesfushorit Teun Koopmeiners. 

“Teun Koopmeiners ka pasur dhimbje në fund të pjesës së parë në duelin ndaj Cagliarit dhe pas ekzaminimeve mjekësore, është shfaqur thyerje e brinjës së dytë në anën e djathtë”, ka shkruar ndër të tjera Juventusi në faqen zyrtare. 

Koopmeiners u largua nga kampi i Përfaqësueses së Holandës për ndeshjet e tetorit, ndërsa tani do të nis rikuperimin për ta lënë prapa edhe këtë lëndim. 

Ai do të mungojë në duelin e ardhshëm kundër Lazios. 

Koopmeiners e ka një asistim në shtatë paraqitje me “Zonjën e Vjetër”.