Serbia po i “vjedh” paratë e Kosovës për Luginën e Preshevës - Gazeta Express
string(58) "serbia-po-i-vjedh-parate-e-kosoves-per-luginen-e-presheves"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 6:55

Serbia po i “vjedh” paratë e Kosovës për Luginën e Preshevës

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 6:55

Fondi i Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës është në bllokadë. Mjetet nuk po arrijnë në xhirollogarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ato sipas përfaqësuesve shqiptarë po bllokohen nga autoritetet serbe. Qeveria e Kosovës thonë se do të bëjnë gjithçka për të përfituar shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Për herë të dytë, ndihmat arritën në Luginën e Preshevës.

Por, sërish shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk iu ekzekutuan miliona euro të përfituara nga Qeveria e Kosovës.

Ato sipas përfaqësuesve shqiptarë po bllokohen nga autoritetet serbe.

Madje kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për Tëvë1 thotë se nuk po tregojnë as arsyet për këtë bllokade.

E para e Preshevës thotë se alarmin e kanë ngritur edhe tek faktori ndërkombëtar.

Si të papranueshëm këtë bllokadë e shohin edhe ekzekutivi.

Madje, këshilltari politik për Luginë, Ragmi Mustafi, thotë se do provojnë prapë dërgimin e mjeteve për të gjithë kategoritë.

Fondi i Qeverisë së Kosovës përfshinë ndihma për shqiptarët në fushën e arsimit, bujqit dhe organizatat joqeveritare.

Por, këto mjete nuk po arrijnë në xhirollogarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. /Teve1

Advertisement
Advertisement
Advertisement