Policia e Korçës ra në gjurmët e 45-vjeçarit, Bledar Trëndafili, pasi ky i fundit ka tentuar të takojë ish-bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, para disa ditësh në afërsi të QSUT.
45-vjeçari e ka kuptuar se ka qenë në vëzhgim policor dhe ia ka dalë të largohet me shpejtësi nga ambientet spitalore, ku qëndron ish-gruaja e tij të cilës i vuri flakën.
Nga ky moment ka pasur një bashkëpunim mes uniformave blu të kryeqytetit dhe atyre të komisariatit të Korçës, ku këta të fundit ditën e sotme kane arritur te bëjnë arrestimin e tij në lagjen nr.4 të këtij qyteti.
45-vjeçari Bledar Trëndafili do të njihet edhe me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria e Korçës ndaj tij.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...