Sonte luhet derbi i xhiros së dytë në elitën e basketbollit kosovar - Gazeta Express
string(67) "sonte-luhet-derbi-i-xhiros-se-dyte-ne-eliten-e-basketbollit-kosovar"

Sport

Gazeta Express

25/09/2024 16:19

Sonte luhet derbi i xhiros së dytë në elitën e basketbollit kosovar

Sport

Gazeta Express

25/09/2024 16:19

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepca është nikoqire e nënkampionit, Golden Eagle Ylli në kuadër të xhiros së dytë në elitën e basketbollit kosovar.

Kjo ndeshje luhet sonte me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express.

“Xehetarët” ende nuk e kanë luajtur asnjë ndeshje në elitë pas angazhimit në garat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Kurse, Ylli ka mposhtur në xhiron e parë Boran, skuadrën e inkuadruar në Superligë këtë edicion.

Advertisement
Advertisement
Advertisement