Nesër fillon Superliga e Kosovës në basketboll, shtyhet një ndeshje - Gazeta Express
string(66) "neser-fillon-superliga-e-kosoves-ne-basketboll-shtyhet-nje-ndeshje"

Sport

Gazeta Express

13/09/2024 21:20

Nesër fillon Superliga e Kosovës në basketboll, shtyhet një ndeshje

Sport

Gazeta Express

13/09/2024 21:20

Superliga e Kosovës në basketboll fillon nesër edicionin e ri 2024/25.


Në program për javën e parë janë vetëm tri nga katër ndeshje, shkruan Gazeta Express.


Pasi ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës është shtyer për shkak se mitrovicasit do të udhëtojnë për në Turqi, ku do të luajnë kualifikimet për Champions League.


Sezoni i ri nis me ndeshjen e dy rivalëve të vjetër, Vëllaznimit dhe Pejës, e cila luhet nesër me fillim nga ora 17:15.


Ndëkohë dy sfida tjera zhvillohen ditën e dielë.


Ndesbja e parë është mes skuadrës së inkuadruar në elitë, Borës dhe nënkampionit Golden Eagle Ylli, e cila luhet me fillim nga ora 17:15.


Ndërsa, takimi mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës e mbyll javën e parë të elitës së basketbollit.


Kjo sfidë është paraparë të luhet me fillim nga ora 19:00.


Kujtojmë se sezonin e kaluar, Trepça u shpall kampione e cila mposhti Yllin në finale dhe riktheu titullin pas 12 vitesh./Gazeta Express