Egla tallet me Jetmirin: Më ka bllok, pse? - Gazeta Express
string(39) "egla-tallet-me-jetmirin-me-ka-bllok-pse"

Yjet

Gazeta Express

12/09/2024 23:15

Egla tallet me Jetmirin: Më ka bllok, pse?

Yjet

Gazeta Express

12/09/2024 23:15

Egla Ceno ka ironizuar hapur dikur rivalin e saj në lojë, Jetmir Salajn — një nga ish-banorët me potencialin më të madh për t’u shpallur fitues i sezonit të tretë të Big Brother VIP Albania, mirëpo përplasjet, akuzat e shpeshta me produksionin dhe banorët bëri që ai të largohet në mes të garës.

Sot, Egla ka krijuar një pyetësor në Instagram ku i kërkon ndjekësve të gjejnë se “Kush nga VIP-at i ka bërë bllok [në Instagram] dhe pse”.

E teksa ndjekësit përmendën emra të personazheve të ndryshëm, përfshirë Romeon apo Heidin, një prej tyre përmendi emrin e Jetmirit.

Fituesja e “Big Brother VIP” vendosi ta shpërndajë pyetjen e ndjekësit dhe i dha një përgjigje që dukshëm ‘thumbon’ rivalin e saj në lojë, Jetmirin.

“Kush është ky”- u përgjigj Egla. Kujtojmë që dyshja nuk i kanë patur aspak mirë raportet me njëri-tjetrin në lojë.