Sot basketbolli kosovar “ia bën sefte” sezonit të ri në Prizren - Gazeta Express
string(61) "sot-basketbolli-kosovar-ia-ben-sefte-sezonit-te-ri-ne-prizren"

Sport

Gazeta Express

07/09/2024 11:50

Sot basketbolli kosovar “ia bën sefte” sezonit të ri në Prizren

Sport

Gazeta Express

07/09/2024 11:50

Sot nis sezoni i ri basketbollistik në Kosovë.

Spektakli do të fillojë në qytetin e Prizrenit, i cili do të jetë nikoqir ku do të organizohet Superkupa e Kosovës në Basketboll, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjet çerekfinale, fituesja e Kupës, Superkupës, por edhe kampionia Trepça do të ndeshet me Borën, që ka hyrë nga Liga e Parë, derisa Sigal Prishtina do të ndeshet me Vëllaznimin. Të dielën sfidë interesante shihet mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit e Bashkimit.

Më 9 shtator do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, derisa finalja më 11 shtator./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement