Dani Olmo me Decon në avion, aterojnë në Barcelonë - Gazeta Express
string(49) "dani-olmo-me-decon-ne-avion-aterojne-ne-barcelone"

Sport

Gazeta Express

06/08/2024 23:34

Dani Olmo me Decon në avion, aterojnë në Barcelonë

Sport

Gazeta Express

06/08/2024 23:34

Dani Olmo do të jetë futbollisti më i ri i Barcelonës.

Kështu u raportua gjatë ditës, teksa Barcelona u mor vesh edhe me klubin gjerman, Leipzig, shkruan Gazeta Express.

E tani është publikuar edhe një fotografi tjetër, ku shihet Dani Olmo së bashku me babain e tij dhe me drejtorin sportiv, Decon dhe me disa persona të tjerë në avion privat.

Ata tashmë kanë ateruar në Barcelonë, aty ku Dani Olmo do të vazhdojë të luajë me një kontratë deri në vitin 2030.

Deco kishte udhëtuar dje në Gjermani, atje ku edhe arriti marrëveshjen me klubin dhe e mori Olmon në Barcelonë.