Shqipëria debuton në Lojërat Olimpike, Manjola Konini renditet e 43-ta në garë - Gazeta Express
string(77) "shqiperia-debuton-ne-lojerat-olimpike-manjola-konini-renditet-e-43-ta-ne-gare"

Sport

Gazeta Express

27/07/2024 15:45

Shqipëria debuton në Lojërat Olimpike, Manjola Konini renditet e 43-ta në garë

Sport

Gazeta Express

27/07/2024 15:45

Shqipëria ditën e sotme ka bërë debutimin e saj në Lojërat Olimpike. Sportisiti i parë që ka hapur siparin e kuqezinjve është Manjola Konini, e cila ka garuar në sportin e qitjes në disiplinës 10 metra pistoletë me ajër.

Fatkeqësisht Konini nuk ia doli të kualifikohej, teksa u rendit në vendin e 43-të nga 44 pjesëmarrës, duke koleksionuar 549 pikë.  Një paraqitje jo pozitive nga sportistja shqiptare, e cila do të garojë sërish më 2 gusht në disiplinën 25 metra.

Ndëkrohë ditën e nesërme do të jetë radha e Kaltra Meça për të garuar në not. Në orën 11:00 do të kërkojë kualifikimin në disiplinën e 200 metrave me stil të lirë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement