Sveçla për mbylljen e pompave në Veri: Damarë të Gazpromit rus, keqpërdoruesit do të ballafaqohen me ligjin - Gazeta Express
string(105) "svecla-per-mbylljen-e-pompave-ne-veri-damare-te-gazpromit-rus-keqperdoruesit-do-te-ballafaqohen-me-ligjin"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2024 17:07

Sveçla për mbylljen e pompave në Veri: Damarë të Gazpromit rus, keqpërdoruesit do të ballafaqohen me ligjin

Lajme

Gazeta Express

16/07/2024 17:07

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas mbylljes së tri pompave të benzinës në veri. Ai ka thënë se pompat e mbyllura “Nis Petrol” janë damar i Gazpromit rus dhe se nuk ka vend në Kosovë. Ministri shtoi se keqpërdoruesit do të ballafaqohen me ligjin.

Ai ka thënë se “krimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite”.

“Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë.

Ai ka thënë se Policia i ka asistuar AKP’së në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok pas informacioneve që ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve që i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Kosovës.

“Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.”

“Epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon.  Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘’Nis Petrol’’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement