Granit Begolli me kritika për kombëtaren e Kosovës: Iu mungon shpirt luftarak - Gazeta Express
string(76) "granit-begolli-me-kritika-per-kombetaren-e-kosoves-iu-mungon-shpirt-luftarak"

Sport

Gazeta Express

07/07/2024 14:26

Granit Begolli me kritika për kombëtaren e Kosovës: Iu mungon shpirt luftarak

Sport

Gazeta Express

07/07/2024 14:26

Analisti i përhershëm i emisionit “Favorit” në T7, Granit Begolli ka folur rreth kombëtares së Kosovës, për të cilën ka pasur edhe kritika të ‘ashpra’.

Begolli ka thënë se lojtarët e Kosovës nuk po luftojnë aq sa duhet për kombëtaren dardane, dhe kësisoj kritikat e tij shkojnë në këtë drejtim.

“Ta shohësh Turqinë duke luajtur e sheh se si luftojnë turqit për fanelën e kombëtares së tyre, dhe menjëherë të kujtohet se sa pak luftojnë ata të Kosovës për fanelën e kombëtares sonë. Kemi pasur ndeshje të rëndësishme për kualifikime, dhe s’kemi pasur asnjë karton të verdhë, nuk kanë qenë agresiv, aq sa ta dëshirojnë aq shumë fitoren”, tha Begolli.

“Mungon sakrifica për kombëtaren, por kualitet kanë me bo mirë 30 herë më shumë se tash”, vazhdoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement