Jamal Musiala tregon tre lojtarët e rinj që ai preferon - Gazeta Express
string(55) "jamal-musiala-tregon-tre-lojtaret-e-rinj-qe-ai-preferon"

Sport

Gazeta Express

25/06/2024 17:41

Jamal Musiala tregon tre lojtarët e rinj që ai preferon

Sport

Gazeta Express

25/06/2024 17:41

Mesfushori i Bayern Munich dhe i Gjermanisë, Jamal Musiala ka identifikuar tre lojtarët e rinj që ai i preferon në botën e futbollit.

21-vjeçari po vazhdon të lë gjurmë edhe me klubin e tij, edhe me kombëtaren gjermane, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi regjistroi 12 gola dhe 8 asistime për Bayernin në 38 ndeshje të sezonit të kaluar, Musiala po vazhdon me formën e tij të mirë edhe në “EURO 2024”.

Në fakt, ai u bë lojtari më i ri që shënon në dy ndeshjet e para të një kombëtareje në historinë e “EURO”, pasi gjeti rrjetën në ndeshjet ndaj Skocisë dhe Hungarisë.

Pas ndeshjes ndaj Hungarisë të mërkurën, Musiala foli për “ESPN” rreth disa temave, duke përfshirë këtu edhe lojtarët e rinj që mesfushori gjerman i preferon nga bota e futbollit: Jude Bellingham, Pedri dhe Bukayo Saka.

“Shumë lojtarë të rinj po kalojnë formë të mirë tani”, tha ai. “Natyrisht, është Jude, i cili po bën shumë mirë tek Real Madridi, keni edhe Pedrin, për të cilin mendoj se është një lojtar i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

Musiala shtoi më tutje: “Ka edhe të tjerë, si Saka prej Arsenalit. Ka edhe shumë emra të tjerë që për momentin nuk po më kujtohen, por ju i shikoni dhe po bëjnë shumë mirë”.

Musiala i ishte bashkuar Bayernit në vitin 2019 nga skuadra londineze e Chelseat.

Para se të përfaqësonte Gjermaninë, Jamal Musiala kaloi nëpër të gjitha grupmoshat e Anglisë, por në fund vendosi të përfaqësojë “Pancerët”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement