Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi foli për karrierën e Mbappes në përgjithësi.
Ai tha se po të largohej më herët nga Parisi do të kishte qenë në nivele edhe më të mira sesa që është.
“Mbappe më herët do të kishte fillu me i bë konkurrencë Messit dhe Ronaldos. Ky ka qëndru me një klub, lut Macroni, lut ai. Rri, se marrim kërkon pa të pytë ty, s’hajmë bukë pa të pytë ty. E ka pasë kontratën e madhe në Paris. Mizat kemi me t’i tremb. Po ta kishte ndërru mjedisin më herët, do të kishte qenë në nivele edhe më të mira sesa që është”, tha Munishi.