Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja.
Në emisionin e sotëm është i ftuar edhe menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.
Shala tha se lojtarët që po ikin nga Kosova po varen nga sukseset e Shqipërisë, si dhe nga rezultatet e dobëta të Kosovës.
“Kjo çasje e lojtarëve është e gabuar. Nuk duhen të varen fare nga rezultatet e asnjërës anë. Zgjedhja e tyre duhet të jetë zgjedhje zemre”, tha ai./GazetaExpress/