Gazetari i sportit, Arlind Sadiku ishte i ftuar në emisionin “Frontal” në T7.
Sadiku foli ekskluzivisht në lidhje direkte nga Gjermani, duke treguar për atmosferën në kampin e Shqipërisë dhe jo vetëm.
Sadiku tha se atmosfera te kampi i kombëtares shqiptare ishte fantastike, shkruan “Gazeta Express”.
“Te Shqipëria të gjithë janë optimist për ndeshjen e parë ndaj Italisë. Pata rastin të takohem me lojtarët e Kosovës që luajnë te kombëtarja shqiptare. Edhe ata më thanë që trajneri Sylvinho i ka përgatitur si mos më mirë për këtë takim”, tha ai.
Tutje, ai zbuloi se këngët shqiptare po jehojnë nëpër rrugët e Dortmundit.
“Shumë këngë shqipe po dëgjohen në rrugët e Dortmundit, ndër to edhe kënga ‘Mora Fjalë’ nga Shkurte Fejza, që është bërë si himn për kombëtaren shqiptare”, shtoi ai.
Por, përveç kësaj, moderatori Arsim Lani potencoi edhe ngjashmërinë e tyre fizike, derisa tha se shumë njerëz e kanë ngatërruar atë për Arlind Sadikun.
Ky i fundit ia ktheu, duke thënë se dytë kanë inspirimin e njëjtë edhe në veshje./GazetaExpress/