Miranda Hashani sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare erdhi me këngën ‘’Dashnia mbet histori’’, e cila është një baladë e ndjerë dashurie.
Kënga, e cila erdhi e realizuar me videoklip dhe na sjell Mirandën të kuruar në çdo detaj është punuar nga Neki Emra, i cili ka shkruar tekstin dhe bërë muzikën ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku.