Prioritetet programore të partive politike në zgjedhjet e ardhshme - Gazeta Express
string(66) "prioritetet-programore-te-partive-politike-ne-zgjedhjet-e-ardhshme"

OP/ED

Gazeta Express

05/06/2024 14:04

Prioritetet programore të partive politike në zgjedhjet e ardhshme

OP/ED

Gazeta Express

05/06/2024 14:04

Bazuar në gjendjen e përgjithshme në Kosovë, kemi një situatë mjaftë të pafavorshme si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Partitë politike në Kosovë në zgjedhjet e ardhshme nevoitet që të kenë prioritete mjaftë specifike në ofertën që duhet t’iu ofrohet qytetarëve në mënyrë që ata të përcaktohen se cila parti është në gjendje të realizoj premtimet të cilat i kanë në ofertën e tyre dhe ata të vendosim se kush do të qeverisë në zgjedhjet e ardhshme.

Shkruan: Prof.Ass.Dr Medain Hashani

Duke u nisur nga parimi se pa një zhvillim ekonomik nuk ka stabilitet politik, prioritetet duhet të jenë kryesisht në ekonomi, arsim dhe shëndetësi. Premtimet të cilat janë dhënë më herët në ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe spitaleve janë premtime të cilat mendoj se nuk duhet të potencohen fare në premtimet ndaj qytetarëve, sepse është obligim i secilës parti që do të qeverisë në të ardhmen të realizoj këto investime kapitale të nevojshme e të domosdoshme, sepse buxheti që realizohet është në bazë të tatimeve dhe taksave që paguajnë ndërmarrjet dhe qytetarët, pra nuk janë paratë e asnjë partie por janë të ndërmarrjeve dhe qytetarëve të Kosovës. Për të elaboruar prioritetet programore të partive politike nevoitet që të përshkruaj disa probleme të indentifikuara, dhe situatën momentale që është duke mbizotëruar në aspektin politik dhe ekonomik:

  1. Përkeqësimi i raporteve ndërkombëtare me shtetet përkrahëse të Republikës së Kosovës
  2. Sanksionet e Bashkimit Evropian
  3. Stagnimi në njohjet e Pavarësisë së Kosovës
  4. Bilanci tregtar negativ në nivel të lartë
  5. Mungesa e strategjisë për menaxhimin e Inflacionit
  6. Mosrishikimi i politikave fiskale
  7. Mungesa e investimeve të huaja
  8. Keqmenaxhimi i Buxhetit të Kosovës në investimet kapitale, mallra dhe shërbime, subvencione dhe mosrritja e pagave.
  9. Keqmenaxhimi me sektorin e arsimit
  10. Keqmenaxhimi me sektorin e shëndetësisë

Ka edhe shumë probleme të tjera në sektorët e tjerë, mirëpo i kam potencuar disa që janë kryesore dhe për të cilat duhet të ketë ofertë nga partitë politike në zgjedhjet e ardhshme. Andaj per tu bërë oferta nga partitë politike nevoitet që prioritet te jenë më specifike në krijimin e platformave të tyre programore. Pra të gjitha këto probleme të potencuara, paritë politike duhet të tregojnë para qytetarëve, se si do të zgjidhin këto probleme në të ardhmen.

Në mënyrë që te rregullohen raportet në nivelin ndërkombëtar duhet të tregojnë se cilat veprime do ti bëjnë, në cilin vit, si do të rregullohen raportet në bazë të veprimeve të tyre dhe jo vetëm të thuhet se ne i kemi partner të besueshëm dhe do të rregullojmë raportet, pra për secilin veprim duhet të jenë sa më specifik.

Partitë politike duhet të na tregojnë se cilat hapa do të ndërmarrin për të larguar sanksionet nga ana e Bashkimit Evropian dhe ato hapa a do të jenë të pranueshme edhe për Bashkimin Evropian sepse nuk duhet të nisen nga ana e fjalorit të praktikuar më herët neve na besojnë ne jemi këta etj.

Si do të bëhet organizimi në diplomaci, cilat janë masat që do ti ndërmarrin për të rritur njohjet për Kosovën nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, duhet të përcaktohen objektivat konkrete se në vitin e parë me cilat shtete do të punohet, cilat janë gjasat që ato shtete të na pranojnë, çka do të ofrojmë ne si Kosovë në mënyrë që ato shtete të na pranojnë, duhet të bëhen pra objektivat në këtë drejtim për katër vite të qeverisjes.

Në vitin 2023, bilanci tregtar ka qenë negativ mbi 5 miliard, pra importi ka qenë shumë më i lartë se eksporti, pra në këtë drejtim duhet të na tregojnë partitë politike se cilat masa konkrete do të bëjnë për zvogëlimin e deficitit tregtar, pra duhet të ofrohen të gjitha objektivat që do të duhet të realizohen, sa do të zvogëlohet deficiti trëgtar në vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt të qeverisjes me të dhëna konkrete statistikore dhe financiare të cilat do të bëhen me qeverisjen e asaj partie, pra nuk ka nevojë vetëm me premtime boshe dhe me fjalë por duhet të na tregojnë saktë me fakte dhe me veprime jo me fjalorin e mëhershëm do ta bëjmë, do të rrisim, do të zvogëlojmë dhe pa argumente.

Nëse analizohet inflacioni nga viti 2021 e deri tani pra në vitin 2024, në shportën kryesore familjare është së është rritur mjaft shumë, pra kemi rritje për 60 %. Partitë politike duhet të tregojnë se si do të bëjnë menaxhimin e inflacionit, sepse nuk ka pasur rritje të pagave, aftësia blerëse e qytetarëve është zvogëluar, është bërë rritja e kredive konsumuese përshkak të mbulueshmërisë së vakumit blerës në raport me rritjen e çmimeve dhe qytetarëve duhet t’iu tregohet sakt se si do të bëhet menaxhimi i inflacionit, pra cilat strategji do të përdoren në të ardhmen në menyrë që mos të kenë probleme financiare qytetarët për mbijetesë.

Politikat fiskale të cilat janë momentale aktive në Kosovë, nuk kanë dhënë rezultate në aspektin e zhvillimit ekonomik, pra kjo mund të vërehet edhe në statistikat që tregojnë se rritja ekonomike në Kosovë në vitet e fundit ka qenë më e ulëta në rajon, pra me një rritje prej 3.8% nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, cilat do të jenë ato politika fiskale të cilat do të ndryshohen, cili do të jetë efekti pozitiv i ndryshimit të atyre politikave, çka do të përfitoj Kosova si rezultat i ndryshimit të atyre politikave, sa do të jetë rritja ekonomike, sa do të ketë zhvillim ekonomik, pra të gjitha të dhënat duhet të jenë me argumente.

Investimet e huaja si do të realizohen në qeverisjen e tyre, cilat do të jenë ndryshimet që do të bëjnë, cilat do të jenë përparësitë e Kosovës në raport me vendet fqinje, çka do të jetë stimuluese për investitorët potencial në mënyrë që ata të investojnë në Kosovë, cilat lloje të bizneseve do të jenë target i Kosovës që të ftohen të investojnë në Kosovë në cilin sektor dhe cila do të jetë ndihma në përgjithësi që do të bëjë Qeveria e Kosovës për ata investitor.

Sa do të rriten investimet kapitale në raport me ndryshimet që do të bëhen, pra duhet të potencohen me shifra konkrete, sepse ndryshimi i politikave fiskale duhet të reflektohet edhe në pjesën e investimeve kapitale, sa do të rritet Buxheti në qeverisjen e tyre në shumë konkrete, sa do të jenë mallrat dhe shërbimet, cilat do të jenë politikat stimuluese për subvencionet, pra duhet të matet efekti pozitiv i shpërndarjes së subvencioneve dhe të paraqitet me të dhëna konkrete financiare, jo vetëm të shpërndahen subvencionet pa e matur fare efektin multiplikues në ekonomi, si do të rriten pagat pra duhet të përshkruhet saktë se nga do të sigurohet buxheti për rritjen e pagave. Sepse nëse Buxheti nuk shpenzohet në investime kapitale në vlerën prej 1 miliard euro dhe infalcioni në atë periudhë është 20 % atëherë dëmi që i shkaktohet buxhetit të shtetit është 200 milion euro dhe kjo ka ndodhur në këtë qeverisje aktuale, duke mos e llogaritur edhe multiplikimin buxhetor tjetër.

Duhet të na tregojnë se çka do të bëjnë me arsimin në të gjitha nivelet, a do të ofrohen drejtime të njejta klasike apo do të bëhet ndryshim në këtë sektor në mënyrë që të ofrohen drejtime nga shkollat e mesme e deri në ato universitare me programe dhe drejtime të cilat janë të nevojshme për tregun e punës në Kosovë, a do të ketë ndërhyrje në kurikulat të cilat ofrohen, cila literaturë do të përdoret, a do të ketë rishikim të literaturës nga niveli i ulët sepse kemi shumë të dhëna që na tregojën se literatura që përdoret në nivelin e ulët të shkollimit është shumë e ngarkuar për ata nxënës. Pra duhet të prezentohen objektiva konkrete në këtë drejtim në zhvillimin e arsimit, me kohët të përcaktuar, plane të përcaktuara dhe me Buxhet të garantuar.

Në sektorin e shëndetësisë duhet të na tregojnë se cilat do të jenë shërbimet shëndetësore që do të kryhen në Kosovë, kur do të fillon të aplikohet për të gjithë qytetarët sigurimi shëndetësor, në cilët sektor do të investohet në pjesën e infrastrukturës, laboratorët, barnat esenciale për të gjitha këto nevoitet që të na sqarojnë me të dhëna konkrete duke i ndarë objektivat nëpër vitem të matshme edhe me të dhënat buxhetore të cilat do të sigurohen.

Këto prioritete të përcaktuara më lartë duhet të jenë pjesë e programeve të të gjitha partive politike në Kosovë, pra te jenë të strukturuara në bazë të objektivave të cilat objektiav duhet të jenë specifike, të matshme, të realizueshme, më kohë të përcaktuar dhe të pasuruara edhe me komponenten buxhetore që tregon saktë burimet e financimit për realizimin e këtyre objektivave.

Autor:

Prof.Ass.Dr Medain Hashani

Profesor në Fakultetin Ekonomik, Kolegji AAB

Advertisement
Advertisement
Advertisement