Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë është zhgënjyes mosanëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ajo ka shtuar se beson që Kosova do të anëtarësohet në KiE “ndoshta” para përfundimit të vitit 2024.
“Jemi të zhgënjyer, por besojmë se nuk është e përfunduar ose e mbaruar. Unë jam e bindur se do e gjejmë rrugën drejt anëtarësimit dhe nuk do të jetë situatë e njëjtë as me INTERPOL-in, as me UNESCO-n, jam e bindur se Kosova do të jetë anëtare e KiE-së shumë me herët, ndoshta edhe para përfundimit të këtij viti”, ka deklaruar ajo në “Interaktiv” të KTV’së.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...