Policia e Kosovës ia ka konfiskuar përkohësisht automjetin një shopferi në Gjilan, i cili është kapur duke vozitur, edhe pse i ishte konfiskuar patent shoferi kishte masë mbrojtëse për mosdrejtimin e automjetit.
Atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative, masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për gjashtë muaj, raporton Express.
“Njësitet patrulluese të Trafikut nga stacioni i Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse. Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej gjashtë (6) muaj si dhe i është konfiskuar automjeti”, thuhet në njoftim.
Në tregun konkurrues të sotëm, shërbimi i personalizuar është parësor, dhe duke e ditur këtë, Petrol Company tashmë e...