Në emisionin “Favorit” në T7 të dielën u prekën shumë tema.
Prej tyre, në emision u diskutua edhe për suksesin e fundit të jashtëzakonshëm të Granit Xhakës, i cili e fitoi titullin historik dhe të parin për Bayer Leverkusenin në Bundesligë.
Në vendin tonë është diskutuar edhe në të kaluarën se prej cilit qytet vjen ish-futbollisti i Arsenalit, shkruan “Gazeta Express”.
E se a është nga Prishtina apo nga Podujeva, për këtë në “Favorit” u përgjigj trajneri Tahir Batatina, i cili nuk e ka asnjë dilemë.
Trajneri i Llapit i ka kujtuar edhe takimet me Granitin, ndërsa në studio u tha se Xhaka është një krenari e Kosovës dhe një ambasador që duhet vlerësuar maksimalisht.
Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/
Në tregun konkurrues të sotëm, shërbimi i personalizuar është parësor, dhe duke e ditur këtë, Petrol Company tashmë e...