Sot në orën 18:00 mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve për procesin e votimit të 21 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, tha për Gazetën Express se nuk do të ketë shtyrje të afatit pasi konsiderojnë që 15 ditë kanë qenë të mjaftueshme.
“Sot, më 15 prill, deri në orën 18:00, është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve për procesin e votimit më 21 prill. Nuk do të ketë shtyrje të këtij afati pasi konsiderojmë se afati 15 ditor ka qenë i mjaftueshëm për aplikim. Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ mund tavëzhgojnë këtë proces votimi”, tha Elezi.
Në tregun konkurrues të sotëm, shërbimi i personalizuar është parësor, dhe duke e ditur këtë, Petrol Company tashmë e...